Ka përfunduar në spital, një 26-vjeçar në një fshat të Maliqit, i cili është goditur nga një gomar.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se, është dërguar i dëmtuar në spital nga familjarët E. D., 26 vjeç, banues në fshatin Pojan.

Nga veprimet e kryera rezulton se ky person është goditur nga një kafshë samari, e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04. 11. 2018, është dërguar i dëmtuar në spital nga familjarët shtetasi E. D., vjeç 26, banues në fshatin Pojan.

Nga veprimet e kryera rezulton se shtetasi është goditur nga një kafshë samari, e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakXHAFAJ SQARON PUBLIKISHT ARSYEN E DORËHEQJES
Artikulli tjetërMBIDOZE ILAÇESH,PËRFUNDON NË SPITAL 43-VJEÇARI