Kombëtarja e boksit, pak ditë pas pjesëmarrjes në turneun “Adem Jashari” që u zhvillua në Prishtinë tashmë destancionin e rradhës ishte drejtë Shkupit, aty ku këtë fundjavë zhvillohet një tjetër turne ndërkombëtar, ai i “Gungut të Artë”.

Në këtë turne, Shqipëria përfaqësohet me boksierët Ardit Murja Krenar Zeneli Indrit Sokoli , Arjon Kajoshi ,Bekim Vjerdha si dhe Emiliano Xhediku. Nga gjashtë boksierët me të cilët Shqipëria po përfaqësohet në edicionin e rradhës të “Gongut të Artë” pesë prej tyre tashmë kanë arritur të dalin në finale. Duhet thënë se nga këto pesë përfaqësues të Shqipërisë tre janvë të ekipit të Vllaznisë të cilët arritën të kalonin në finale pasi mundën kundërshtatrët e tyre në gjysëmfinale.

Në finale Krenar Zeneli do të përballet me një boksier kroat, Arjon Kajoshi me një boksier nga Serbia dhe Bekim Vjerdha do të ketë përballë një tjetër boksier serb ndërsa dy boksierët Ardit Murja dhe Indrit Sokoli e fituan të drejtën për në finale me short. Në këtë turne ndërkombëtarë të “Gongu i Artë” ku përfaqësohemi me këta pesë boksierë shqiptarë shpresohet që të paktën tre prej tyre të shpallen fitues.

Artikulli paraprakMUNGESA E SINJALISTIKËS, SHKODËR-MURIQAN
Artikulli tjetërKOMBËTARJA U-21 BARAZIM ME IRLANDA E VERIUT