Ashtu siç pritej turneu ndërkombëtarë I boksit “Gongu I Artë” në maqedoni është mbllur këtë të shtunë ku triumfues ka qënë kombëtarja shqiptare.
Përfaqësuesit shqiptarë kanë marrë vendin e parë të cilët si kundërshtërë kanë pasur boksierët serb. Në finale kombëtarja jonë kanë qenë prezente me pesë boksierë ku i pari që ka zbritur në ring ka qënq Ardit Murja I cili ka fituar ndaj një boksieri maqedonas duke merituar medaljen e artë në peshën 56 kg.
Në peshën 60 kg Krenar Zeneli ka humbur në finale ndaj një kundërshtari kroat. Në finalen e peshës 64 kg Indrit Sokoli fitoi me nokdaun që në raundin e parë ndaj një boksieri maqedonas. Në finalen e peshës 75 kg Arjon Kajoshi ka fituar ndaj një boksieri serb dhe po ashtu, në finalen e peshës 85 kg, shkodrani tjetër Bekim Vjerdha ka fituar ndaj një tjetër boksieri serb.
Por jo vetëm kaq. Boksieri shkodran Bekim Vjerdha është vlerësuar edhe si boksieri më i mirë i aktivitetit duke merituar edhe trofeun e veçantë të “Gongut të Artë”. Përfundimisht, garën në mes Shqipërisë dhe Serbisë, dy ekipeve që kishin nxjerrë nga pesë sportistë në finale, e fitoi kombëtarja jonë e cila fitoi 4 vende të para ndërsa ajo serbe vetëm 3.