Delegacioni i Bashkimit Evropian ka përmbyllur projektin 3 vjecar për bashkite “eu4municipality” ku 19 bashki kane qënë përfituese të projekteve të mbështetura financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Ceremonia e përmbylljes së këtij projekti është zhvilluar në Shkodër, e cila ka qënë një nga bashkitë përfituese të projekteve me qendrën multifunksionale “Xixëllojat”. Kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci në ceremoninë hapëse të këtij eventi ka vlerësuar mbështetjen që BE jep për pushtetin vendore.

Nga ana tjetër, I pranishëm në këtë event ka qënë edhe Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku I cili u ndal tek rritja e rolit të bashkive ndaj këtyre projekteve të cilat mbështeten nga BE.

Ambasadori I BE në Shqipëri Gonzato vlerësoi përfshirjen e bashkive në këtë project I cili do të vazhdoje edhe në të ardhmen ku BE nuk do të ofrojë më 1.7 milion euro, por 10 milion euro për bashkitë e vendit.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, DHUNOI BASHKËJETUESEN, ARRESTOHET 51-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHALQIRI PRODHIM TË BOLLSHËM NË LEZHË