Ambasadori i BE Silvio Gonzato nga Elbasani ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”. Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

“Në fakt unë nuk mendoj që është ashtu.Mendoj që ata kanë patur një mendim tjetër dhe ndoshta është interpretuar ndryshe nga media mendimi që ata kanë dhënë. E kam fjalën për Këshillin e Lartë Gjyqësorin,Këshillin e Lartë të Prokurorisë , SPAK un dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.Duhet të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë, që do të thotë do të duhet edhe kontributi i tyre, por mbi të gjitha do të duhet të konsolidohet reforma e drejtësisë e vitit 2016. Kjo na ka bërë ne që të ofrojmë ekspertizën tonë, në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionit, me mirëqeverisjen , por dhe me konsolidimin e reformës në drejtësi”, tha ai.

Një koment pati edhe për protestën e opozitës.

“E kam dhënë një koment të shkurtër një ditë më pas në parlament. Më lejoni të them se ne jemi në procesin e hapjes të grup kapitullit të parë për negociatat për integrimin në BE, që ndoshta është edhe grup kapitulli më i rëndësishëm dhe për këtë arsye është grup kapitulli i parë që hapet , por edhe i fundit që mbyllet. Që do të thotë se është shumë e rëndësishme në këtë kontekst që Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë ashtu siç duhet.Një kuvend si mazhoranca dhe opizita luajnë rolin e tyre përkatës.

Sa i takon arrestimit të deputetit Salianji, ai nuk pati një koment.

“Unë nuk bëj asnjëherë komente për proçedime penale, me vjen keq”, tha ai.

Artikulli paraprakNJË DITË PASI U PARAQIT NË SPAK, DEPUTETI I PS JURGIS ÇYRBJA DORËZON MANDATIN
Artikulli tjetërAKUZOHET PËR FALSIFIKIM DOKUMENTESH, LUIZ EJLLI DËNOHET ME 1 VIT BURG