Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shkruan në Facebook se sot demokratët kanë vendosur që të votojnë për largimin e Bashës.

Ajo shprehet se asnjëherë nuk ka parë një pjesëmarrje të tillë në votime si sot, kur janë ngritur edhe të sëmurë nga shtrati për të votuar.

Ajo shton se kjo është dita më e bukur e demokracisë dhe radhës pas Lulzim Bashës e ka kryeministri Edi Rama.

Topalli: Goodbye Lul! Sot duhet te rrish ne rradhe per te votuar ne Referendumin e PD per largimin e LB! Sot kane shkuar per te votuar edhe ata democrate qe kane vite qe nuk dalin nga shpia; sot jane ngritur per te votuar nga themeluesit e degeve te PD deri tek anetari me i ri i saj; sot jane ngritur nga shtrati te semure per te votuar ne referendum.; Kane votuar nga me te rinjte deri tek me te moshuarit. Asnjehere nuk ka patur nje pjesemarrje demokratesh si kjo e sotmja.

Kjo eshte Dita e bukur e demokracise! Kaq rradhe nuk ka patur as ne diten e votimeve. Kjo nuk eshte vetem shprehja me e bukur e lirise dhe demokracise, kjo eshte mesazhi i shpreses; Me kete pjesemarrje e besim qe njerezit kane tek clirimi nga pengu ata po percjellin shpresen per te larguar edhe qeverine aktuale. Pas LB rradhen e ka Rama! Goodbye Lul! Faleminderit cdo demokrati!

Artikulli paraprakFLET ISH-STUDENTI I DHJETORIT: BERISHA PO NA KTHEN KULTIN E INDIVIDIT, DETYRA JONË TA NDALIM
Artikulli tjetërBASHA MERR FJALËN NË KUVEND: KOHA T’I THEMI DISA TË VËRTETA QË MË PARË VETËM I KEMI BELBËZUAR