Uji është larguar nga tokat e tyre por askush nuk ka shkuar për t’i vlerësuar dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytjet e fundit.
Kjo është situata në fshatin Goricë në njësisë Ana e Malit, tokat bujqësore të së cilës qëndruan për ditë të tëra nën ujë. Dëmet e shkaktuara janë të mëdha ndërsa banorët e Goricës kërkojnë që t’u vlerësohen dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Në fshatin Goricë por në Obot apo Muriqan rreth 700 hektar tokë bujqësore u përmbytën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për të parë dëmet e shkaktuara e më pas për të vendosur për dëmshpërblime.