Grabisin banesën dhe dhunojnë pronarin

Tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë dhe pasi kanë grabitur një shumë parash kanë dhunuar pronarin e banesës. Grabitja është shënuar rreth orës 04:20 (14 shtator 2017) në lagjen nr 1 të Kavajës. Policia e Tiranës informon se banesa e grabitur është e shtetasit A.K “Tre persona (të paidentifikuar) kanë vjedhur një shumë parash. Në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta” informon policai e Tiranës. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 670 MIJË EURO PASURI ME BURIM TË DYSHIMTË KRIMINAL
Artikulli tjetërQARKULLONTE ME ARMË PA LEJE, ARRESTOHET NGA POLICIA