Tre persona me origjinë shqiptarë mes moshës 24 dhe 39 vjeç janë arrestuar nga policia spanjolle nën dyshimin se kanë kryer 20 vjedhje në Malaga dhe Marbella, ndërkohë që pronarët e shtëpive flinin.

Të dyshuarit për vjedhje kanë marrë sende me vlerë si bizhuteri para cash dhe automjete për të kryer vjedhje të tjera.

Hetimi ka filluar në qytetin spanjoll me 14 prill pas një grabitje të raportuar nga pronari i një shtëpie në lagjen Miraflores del Palo.

Hetuesit kanë rënë në gjurmët e një sëri vjedhjesh të tjera në qytetin e Marbella me të njëjtin skenar, ku shtëpitë zgjidheshin para se të vidheshin.

Hetimet e para kanë bërë që policia të zbulojë praninë e një rrjeti kriminal në qytetin e Benalmadenës. Pas disa kohësh monitorim policia ka vëzhguar shtëpinë ku anëtarët e rrjetit jetonin prej disa ditësh të cilët më pas u shpërndanë dhe zgjodhën shtëpitë për të vjedhur.

Policia arrestoi 3 shqiprarët pas vjedhjeve që ato kryen. Në cilësi të provës materiale policia spanjolle sekuestroi një makinë të vjedhur.

Gjithashtu 3 personave ju gjetën armë të cilat ato i përdorinin për vjedhje me forcë dhe i përkisnin grupit kriminal.

Si rezultat i hetimeve, janë zbuluar njëzet e gjashtë grabitje në shtëpitë në Malaga dhe Marbella dhe është bërë një kërkim në Benalmadena,

ku janë gjetur objekte të shumta nga vjedhjet, si dhe 5,300 euro në para cash, tre armë zjarri dhe mjete të ndryshme të përdorura për të kryer vjedhjet.

Artikulli paraprakU HODH NGA KATI I 4 I PALLATIT, 35-VJEÇARJA VDES NË SPITAL
Artikulli tjetërE ZË POSHTË ZETORI, VDES 60 VJEÇARI