Zyrat e Prokurorisë së rrethit të Durrësit janë thyer gjatë natës dhe dokumenta të ndryshme të prokurorëve janë vjedhur.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve ë grabiten materialet e Prokurorisë, pas sulmit dhe grabitjes së postës sekrete.

Denoncimi u bë nga pastruesja, e cila hapi institucionin në meëngjes dhe gjeti dyert e thyera.Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Grabitësit që kanë hyrë me forcë gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit kanë synuar zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm.

Krerët e Policisë së Durrësit dhe hetuesit kanë zbarkuar prej disa orësh në këtë institucion dhe kanë nisur hetimet.

 

Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.

Hetuesit nuk kanë lejuar askën të futet në zyrë pasi po mbledhin provat, shenjat e gishtërinjve dhe gjithçka tjetër me vlerë për të zbuluar autorët.

Artikulli paraprakSHPALLEN FAJTORË TË AKUZUARIT NË RASTIN “MEDICUS”
Artikulli tjetërARRESTOHET DOGANIERI I KAPSHTICËS, LEJOI KALIMIN E 2 KAMIONËVE NJERI MBI TJETRIN