Grabiten laptopët e një shkolle të mesme në Itali. Arrestohen një shqiptar dhe një maqedonas.

Një shqiptar dhe një maqedonas u arrestuan nga policia italiane, pranë Askolit pasi rreth një muaj më parë kishin grabitur Laptopët e një shkolle të mesme. Laptopët ishin donacione nga shoqëri bamirësie, pasi zona u godit nga tërmeti shkatërrimtar i 24 Gushtit, ndaj dhe lajmi për grabitjen bëri bujë të madhe. Një shqiptar dhe një maqedonas ranë në prangat e policisë italiane, një muaj pasi kishin grabitur 10 Laptopë në një shkollë të mesme në një qytezë pranë Askolit. Grabitja ndodhi në shkollën e qytezës Akuasanta Terme, e cila u prek nga tërmeti shkatërrimtar i 24 Gushtit, por rezistoi e padëmtuar dhe u la në funksion nga autoritetet. Mediat italiane bëjnë të ditur se grabitjet i kishte kryer 38 vjeçari shqiptar, punëtor i kësaj shkolle. Karabinierët italianë ranë në gjurmë të tij, 24 orë pasi punonjësit e shkollës denoncuan zhdukjen e 10 kompjuterave portativë. Menjëherë, policët e zonës u vunë në lëvizje dhe pasi ndaluan furgonin e shqiptarit, gjetën njërin prej laptopëve të grabitur. Në vijim të operacionit, disa ditë më pas më 30 shtator policia zbuloi bashkëpunëtorin e tij, maqedonasin 58 vjeçar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 2 komjuterë të tjerë. Maqedonasi u dorëzoi më pas autoriteteve kompjuterët e tjerë. Por ngjarja bëri bujë, pasi laptopët i ishin dhuruar shkollës së mesme si ndihmë për pasojat e tërmetit. Për këtë ngjarje reagoi edhe presidenti italian Serxho Matarela gjatë një vizite në zonë, ku grabitjen e konsideroi një ofendim për Italinë dhe vjedhje të së ardhmes së brezit të ri.

Artikulli paraprakPORTI IDURRESIT,PORTA E PARE NGA DO TE HYJNE MBETJET E IMPORTUARA
Artikulli tjetërHARTA E DROGES,SHTATORI ME NGJARJE E SHIFRA REKORD