Ajo kishte shkuar në stacionin e autobusëve në Acilia për të blerë bileta udhëtimi. Menjëherë perceptoi diçka të çuditshme, ndërsa vuri re pranë praninë e një grupi prej tre djeshme dhe një femër.
I vështroi me këmbëngulje dhe ndoqi të gjitha lëvizjet. E alarmuar, mori telefonin për të bërë fotografi.
Shumë shpejtë, të njëjtët djem u afruan dhe e rrethuan, duke filluar ta fyenin dhe e shtynë derisa ra në tokë. Këtu e goditën me grushte dhe me shkelma, ndërsa i vodhën portofolin dhe ikën.
Agjentët e policisë në Acilia në zonën e Romës, arritën në vendi e ngjarjes dhe morën vajzën, e cila u tregoi fotografitë e marra si dhe dëshminë e asaj që ndodhi. Policia njihte një nga katër grabitësit, të cilët me një ritëm të shpejtë arritën të largoheshin nga stacioni.
Megjithatë, policia i ndoqi duke rënë në gjurmët e njërit prej tyre, i cili ishte fshehur brenda një banjoje të një ndërtese tregtare.
I arrestuari është shtetasi T. M., 23 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është vënë nën akuzë për grabitje dhe rezistencë ndaj policisë, shkruan “La Republica”.
Hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar bashkëpunëtorët e saj.