Natën e shkuar, rreth orës 00.15, katër burra u përballën me një person që fillimisht nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte. Pasi nuk u kuptua në gjermanisht, autori i kërcënoi ata në shqip.
I riu me origjinë shqiptare sipas gazetës zvicerane “Blic”, kërkoi burrat nëpërmjet një pistolete në Rapperswil të Kantonit St. Gallen të Zvicrës, duke i detyruar ata të nxirrnin të gjitha personale që kishin me vete.
Burrat dorëzuan pa zhurmë pajisjet elektronike, kartat bankare dhe çantat e tyre me vlerë qindra franga.
Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij por pa sukses.
Vjedhësi përshkruhet si një i ri me moshë 25-30 vjeç, me flokë të prerë shkurt, pak mjekër dhe me një xhaketë të bardhë. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar.