Pas kapjesë së autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një postim në twitter, Rama shkruan se kjo zbardhje e ngjarjes dhe kapje e autorëve është dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar.
“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”, shkruan Rama.