STIGLIANI: NDIHEM I ZHGËNJYER, DUA TË VAZHDOJ JETËN E PUNËN PAQËSISHT NË SHKODËR. Shtepia e Konsullit te Italise ne qytetin e Shkodres ka rene pre hajduteve.
Para pak ditesh dhe gjate kohes qe konsulli ndodhej ne Itali nje person ka hyre ne shtepi por nuk ka vjedhur asgje. Stigliani tregoi per Star Plus se nuk eshte habitur sepse te tilla gjera ndodhin ne te gjithe boten por ndihet i zhgenjyer Nga te dhenat e deritanishme personi qe ka hyre ne shtepi ka qene profesionist pasi nuk ka lene asnje gjurme po gjithashtu nuk ka vjedhur asgje vetem ka kontrolluar disa nga ambjentet e shtepise. Dyshimet se ky person ka kerkuar dicka ne vecanti shtohen pasi ka prekur vetem ne pjesen afer studios se konsullit megjithate konsulli ka treguar se çdo document ne lidhje me punen ndodhet ne konsullate.