Një banesë është grabitur gjatë orëve të natës në Peshkopi. Banesa është vjedhur nga disa persona të maskuar me armë, të cilët kanë vepruar qetësisht pasi nuk ka pasur asnjë njeri në godinë.

Autorët kanë hyrë në banesë duke shembur portën kryesore, dhe më pas kanë marrë prej aty një shumë parash dhe sende me vlerë.

Pronarët e banesës nuk ndodheshin në shtëpi mbrëmjen e djeshme, dhe duket se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjes së tyre.

Policia ka shkuar në banesë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ende nuk bëhet e ditur sasia e parave të marra prej aty.

Artikulli paraprakGJENDET I PAJETË NË SHTËPINË E TIJ I RIU
Artikulli tjetërZBARDHEN EMRAT E DISA PREJ KANDIDATËVE TË DEGËVE TË PS