POLICIA PO PUNON PËR ZBARDHJEN E RRETHANAVE TË NGJARJES. Një familje në fshatin Balldre të Lezhës është terrorizuar, pasi persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës e kanë grabitur.
Ka qënë një ditë e zakonshme për familjen Preka, por në orën 9 te mëngjesit tre persona te paidentifikuar kanë hyre me makine deri ne oborrin e shtëpisë dhe me pas nen kërcënimin e armës, kanë kërkuar që familjaret t’u dorëzojnë leket dhe bizhuteritë. Ka qenë zonja e shtëpisë Luxhe Preka e cila ka tentuar t’ju bëj rezistencë agresorëve të cilët e kanë dhunuar atë barbarisht brenda banesës , duke i shkaktuar dhe fraktura në disa pjesë të trupit. Uniformat blu kanë bërë të ditur se është gjetur një automjet i braktisur vetëm 2 km larg vendit të ngjarjes në superstradën Lezhë-Shkodër, që dyshohet se u përket autorëve të grabitjes.Ndërkohë që në polici janë shoqëruar 2 të rinj të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen.