Një grabitje ka ndodhur në Tiranë rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla.

Sipas policisë një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po bëhet edhe këqyrja e kamerave të sigurisë për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të rënë në gjurmët e autorëve.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Njoftimi i policise
“Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap” njofton policia.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakGODITI MAKINËN E POLICISË DHE I SHAU, ARRESTOHET
Artikulli tjetër1700 EURO GJOBË KUSH KAPET NË TIMON ME TELEFON