Dy persona të maskuar kanë vjedhur një shumë parash në një karburant në rrugën e vjetër Vlorë-Novoselë.

Policia e Vlorës bën me dije se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët rreth orës 04:35 janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë dhe kanë kërcënuar rojën e karburantit, me iniciale A.L.

Më pas kanë vjedhur një shumë parash prej 35 mijë lekësh të vjetra dhe janë larguar në drejtim të paditur. Policia menjëherë ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakMARSHIM KUNDËR MILITANTËVE ISLAMIKË NË BARCELONË
Artikulli tjetërASTEROIDI MË I MADH KALON PRANË TOKËS NË SHTATOR