GRABITËSVE I KANË RËNË KAPUÇËT GJATË IKJES, POLICIA GJEN GJURMË GISHTËRINJSH. 2 milion leke dyshohet të jetë shuma e parave që u grabit në një kazino në qendër të qytetit të Shkodres

nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Për kazinonë në fjalë, kjo është grabitja e dytë në më pak se dy javë, e treta brenda një viti. Burime nga policia e Shkodrës thanë se gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës dhe mëngjesin e së hënës janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni mbi grabitjen si dhe ngjasojnë me personat e evidentuar në kamerat e sigurisë të kazinosë si dhe bankës pranë kazinosë. Mbrëmjen e së dieles dy persona të maskuar, ende të paidentifikuar, arriten të kryejnë grabitjen nën kërcënimin e armës së zjarrit. Ngjarja u shënua rreth orës 19:30 pranë pedonales “Kolë Idromeno” në metropolin verior, ndërsa në tentativë për tu larguar me shpejtësi autorëve u kanë rënë kapuçat. Gjatë grabitjes nuk pati të lënduar, ndërsa policia me të marrë sinjalizimin mbërriti në vendin e ngjarjes dhe u vu në ndjekje të autorëve.   Dy grabitësit të maskuar me kapuç menjëherë sapo janë futur në kazino i kanë drejtuar armën punonjësit të arkës dhe pasi kanë marrë një sasi lekësh, kanë mundur të largohen. Njërit prej grabitësve i ka rënë kapuçi që mbante në kokë për tu maskuar, pranë derës së kazinosë ndërsa vraponte për tu larguar. Dy grabitësit më tej janë futur në një rrugicë pranë kazinosë dhe në këtë moment edhe grabitësit të dytë i ka rënë kapuçi.     Policia sekuestroi kamerat e sigurisë së kazinosë si dhe bankës që ndodhet pranë  për të identifikuar autorët të cilët gjatë vrapimit kanë humbur maskat e tyre. Forcat blu kanë arritur të sigurojnë shenja gishtërinjsh, por edhe dëshmitë e personave të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë momentit të grabitjes. Sipas përshkrimit të marrë prej tyre, mendohet që dy autorët të jenë të rinj në moshë.  

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/KWXvqQs8LYk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRRAGAM, BANORËT TJETËR PROTESTË
Artikulli tjetërVDEKJA E MINATORIT, RISHM MBYLL PËRKOHËSISHT MUNELLËN