Maskat nuk kursejnë as artistët.

Në Lezhë është grabitur me dhunë nga persona të kamufluar banesa e këngëtarit, të muzikës folklorike Zef Beka. 3 autorët kanë mundur të marrin shumën prej 1.500.000 lekë të reja, si dhe një mjet Golf -5 në pronësi të tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonën e Ishull-Shëngjinit. Ata janë pikasur në kohë nga policia, por duke kuptuar se po ndiqen nga blutë e Lezhës, ata janë arratisur në këmbë, duke përfituar nga errësira, ndërsa mjetin e vjedhur e kanë braktisur. Makina u gjet e rrëzuar në një kanal anë të rrugës, pranë fshatit. Deri tani janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjes, megjithatë vijojnë kërkimet për lokalizimin e kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakPASI TRIUMFIT NË RIO, GAZETARI I KËRKON MARTESË MAJLINDA KELMENDIT
Artikulli tjetërSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË LOKALIN E PLAZHT, TRE TË PLAGOSURA