Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë dhënie kredie të vogla tek ‘Zogu i Zi’ në kryeqytet.

Një person i maskuar nën kërcënimin e një pistolete është futur brenda ambienteve të subjektit të kredidhënies dhe ka marrë një sasi parash ku më pas është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë , Shqiponjat, Forca e Posaçme Operacionale. Ndërkohë Grupi hetimor po këqyr kamerat për të identifikuar autorin.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META KTHEN PËR RISHQYRTIM NDRYSHIMET NË KODIN PENAL
Artikulli tjetërHASHASHI RIKTHEHET NË LAZARAT, VATRA TË REJA ZBULOHEN NË JUG TË VENDIT