Një tjetër grabitje ka ndodhur në Tiranë.Një person i maskuar ka grabitur një pikë bastesh në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 minuta në rrugën ‘Irfan Tomini’ në Tiranë.
Autori i paidentifikuar mësohet se ka marrë një shumë prej 500 mijë lekësh.
Ai ka pasur me vete një armë me të cilën ka kërcënuar punonjësit e pikës së basteve.