Filiali i Tirana Bank që ndodhet pranë 21- dhjetorit në Tiranë është grabitur mëngjesin e sotëm.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë shfrytëzuar orët e hapjes së bankës për të kryer grabitjen. Sipas burimeve të para të policisë dy autorët pas grabitjes janë larguar menjëherë. Fillimisht autorët kanë neutralizuar rojen e sigurisë dhe më pas kanë hyrë në drejtim të kasës së bankës duke marrë një sasi të konsiderueshme parash, por ende nuk dihet shuma. Grupi hetimor i cili mbërriti në vendin e ngjarjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa punonjësit janë marrë në pyetje për të hedhur dritë për këtë grabitje.