Grabitet pika e karburantit në Vlorë

Maskat janë rikthyer sërish, kësaj here në një pikë karburanti në aksin Novoselë- Vlorë. Ka qenë një telefonatë rreth orës 04:35 në Sallën Operative të Policisë Vlorë që ka dhënë alarmin, duke njoftuar se në vendin e quajtur rruga e vjetër Vlorë-Novosel, është grabitur një karburant. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se kanë qenë dy shtetas të cilët janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë e të maskuar, të cilët kanë kërcënuar rojën e karburantit A.L., dhe i kanë vjedhur një vlerë monetare prej 35.000 lekësh të vjetra, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia lokale. Policia menjëherë ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakGJYKATA ZVICERANE BURGOS DY SHQIPTARËT GRABITES
Artikulli tjetërOPERACION I MADH NË LEZHË, KUNDËR TRAFIKUT TË KANABISIT