Grabitet supermarketi hajdutët marrin 10 milionë lekë.

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur një supermarket. Burime nga policia thanë se, rreth orës 04:00 në Ksamil është vjedhur supermarketi “Big Market” , në pronësi të 54-vjeçares K. A., banuese në Sarandë. Autorët kanë arritur të hyjnë brenda supermarketit me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të rinj. Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetur i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë. Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga Policia e Tiranë. Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes.

Artikulli paraprakBICI “SHKRIN” IKMT-NË E SHKODRËS DHE LEZHËS
Artikulli tjetërXHELAL MZIU NË PROKURORI, AKUZOHET SE PENGOI PRISHJEN E NDERTIMEVE