Grabiti ne qendren tregtare, por shqiptari përfiton ulje dënimi nga Apeli i Lecces

Gjykata e Apelit në Lecce i ka bërë ulje dënimit të një shqiptari të dënuar nga gjykata e shkallës së parë për grabitje në qendrën tregtare Centrum të qytetit. 23-vjeçari Roland Karaj ishte dënuar me 8 vjet burg, por Apeli ia ka ulur dënimin në 5 vjet e 10 muaj. Bashkëpunëtori i tij italian nga Brindisi, Antonio Gabellone, 21 vjeç, u dënua 5 vjet nga shkalla e parë dhe tani është në pritje të procesit të apelit. Grabitja e armatosur në argjendarinë Prisma brenda qendrës tregtare Centrum rrezikoi të shndërrohej në konflikt me armë midis dy banditëve dhe rojeve, njësoj si në filmat me aksion. Gjakftohtësia dhe profesionalizmi ekstrem i forcave të rendit bënë të mundur bllokimin dhe arrestimin e dy grabitësve pas disa minutash terrori të vërtetë. Sulmi në argjendari ndodhi më 15 shtator të vitit të kaluar, pak pas orës 11:30, kur qendra tregtare ishte plot me njerëz. Dy grabitësit hynë brenda dyqanit duke nxjerrë pistoletat. Pastaj kërcënuan punonjësit, duke i detyruar t’u dorëzonin sa më tepër sende me vlerë të ishte e mundur. Ndoshta të pakënaqur me sasinë e grumbulluar (me vlerë të përbashkët 200 mijë euro), Karaj dhe Gabellone thyen vitrinat e ekspozimit, duke marrë edhe objektet e vendosura atje, gjithçka në sytë e terrorizuar të klientëve. Në grabitje e sipër, asnjëri prej të dyve nuk vuri re që një nga shitësit kishte arritur të shtypte butonin e alarmit të lidhur me institutin e vigjilencës “Alma Roma”, prej nga u bë telefonata për centralin operativ të kuesturës. Policia dhe karabinierët rrethuan zonën. Ato që ndodhën më pas ishin sekuenca filmash. Gabellone synoi arratinë. Hoqi xhiboksin dhe nxori një pistoletë. Policët i thirrën të ndalonte dhe njëri prej tyure shkrepi armën në ajër. 21-vjeçari hodhi armën e iu bind urdhrit për të ndaluar. Arrestimi i shqiptari ishte më i vështirë. Ai kapërceu murin rrethues të një pallati dhe hyri në një klinikë dentisti me armën në dorë, por tashmë ishte i rrethuar. Pasi kërkoi më kot nga banorët që t’i hapnin dyert, Karaja u ngjit në katin e fundit ku e gjeti derën të mbyllur me çelës. i shtiu tri herë bravës për ta hapur, por agjentët e policisë e arritën dhe u detyrua të dorëzohej, duke hedhur armën e duke u shtrirë përtokë.

Artikulli paraprakPROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA KONTROLLON SHTËPINË E SAIMIR TAHIRIT
Artikulli tjetërDOSJA DOSHI-FRROKU-BAMI PËRFUNDON TEK KRIMET E RËNDA