Gjykata e Apelit Vlorë rikonfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të rinjtë e akuzuar për grabitjen e 100 milion lekëve të vjetra dhe një makine të një familje në Levan të Fierit.
Por përfaqësues të familjes kanë ngritur dyshime se në grabitje janë të përfshirë edhe dy efektivë policie ndaj kërkojnë thellim të hetimit.
Familja nga Fieri që iu vodhën 10 milion lekë dhe një makinë, akuzon se në ngjarje janë përfshirë edhe dy efektivë policie veç dy të rinjve të arrestuar Renaldo Tafili dhe Xhuljan Muça.
Pas vendimit të gjykatës së Apelit Vlorë që la në qeli dy të rinjtë, Floresha Kalemi kërkoi nga prokuroria zgjerimin e hetimit edhe ndaj dy efektivëve të policisë të cilët i kanë denoncuar edhe pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Por përveç drejtësisë penale, familja e dëmtuar tashmë është në pritje të kthimit të vlerave monetare. Sipas Kalemit, ” brenda Benzit ishin 100 milion lekë të vjetra të cilat i morën së bashku me Benzin të cilat ishin borxhet e tregtarëve dhe një kredi që ne do të paguanim atë ditë.