Grabitja 30 mijë euro’, shqiptari shpallet i pafajshëm

Një nga emrat më të lakuar të krimit shqiptar në Itali, Emanuel Demaj është shpallur i pafajshëm për grabitjen e vile në Itali katër vite më parë. Gjykata e Forlit ka shfajësuar sot vëllezërit Demaj, Erjon e Emanuel (të burgosur për krime të tjera) të mbrojtur nga avokatja Stella Pancari dhe shqiptarin tjetër Armand Mandreja, i mbrojtur nga avokati Alessandro Sintucci. Gjykata italiane i ka shpallur të tre të pafajshëm për akuzat e “rrëmbimit të personit” dhe sulmit të armatosur me armë zjarri ndaj dy kushërinjve në një vilë në Castrocaro Terme (Forlì-Cesena) natën mes 31 majit dhe 1 qershorit 2013, duke grabitur bizhuteri vlera e të cilave u llogarit 30.000 euro. Prokuroria kërkoi në gjykatë për tre të pandehurit dënime me 6 vite e 6 muaj burg për secilin. Por gjykata vendosi ti shpallë të pafajshëm. Në prill të këtij viti, Emanuel Demaj, i cilësuar nga mediat lokale “bos i rrezikshëm i krimit shqiptar”, postoi një foto në Facebook, duke festuar ditëlindjen me një gosti nga qelia e burgut Montorio në Verona, ku vuante dënimin. Ndodhi kjo që pasoi me një hetim nga prokuroria italiane.

Artikulli paraprakDO HYNIN KONTRABANDË,DOGANAT BLLOKOJNË 3 MLN PAKETA CIGARE
Artikulli tjetërSHQIPTARI IA MBATH NGA QENDRA E EMIGRACIONIT