Zbardhen të tjera detaje të reja nga grabitja e argjendarisë ndodhur 2 javë më parë në shkodër. Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se të dyshuarit kanë treguar se aksesorët me vlerë të marrë në argjendari i kanë shitur në argjendari të tjera në Shkodër dhe në Tiranë.

Menjëherë pas këtyre dëshmive janë kryer kontrolle në dyqanet e deklaruara nga të dyshuarit dhe aty janë sekuestruar sendet e grabitura në Shkodër. Këto sende janë sekuestruar për t’iu rikthyer pronarit në Shkodër, ndërsa gjykata penale ka caktuar për Francesk Vukajn dhe Iraldo Filipin masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Hetuesit e kësaj dosje kanë mundur që deri më tani nga kontrollet e kryera të rikuperojnë afro 85 % e aksesorëve të grabitur që arrinë në vlerën e mbi 10 mijë euro.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI, GJYKATA LË NË BURG AUTORËT
Artikulli tjetërERMAL META TRIUMFON NË “SANREMO 2018”