Disa detaje te reja jane mesuar lidhur me grabitjen e ndodhur nje dite me pare ne qytetin e Koplikut ne Malesine e Madhe. Mesohet se jane rreth 4 milion leke te vjeter, 10 mije euro dhe 1 mije dollar shuma qe tre grabitesit kane arritur te marrin te nje banke e nivelit te dyte ne Koplik. Nderkohe mesohet se grabitesit ne fshatin Shegan, ne afersi te bregut te liqenit te Shkodres ne kufirin mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Forcat e policise kane bere kerkime te shumta nga toka dhe ajri permes edhe nje helikopteri por nuk kane arritur qe te bien ne gjurmet e autoreve.

Gjate nates eshte bere edhe me e veshtire per shkak te erresires. Grabitja ndodhi diten e djeshme rreth ores 14:00 teksa tre persona te armatosur dhe me maska ne koke u futen tek banka ne qender te qytetit te Koplikit duke grabitur parate dhe me pas jane larguar. Grabitja ka zgjatur vetem pak sekonda.

Autoret ne Bajze, jo shume larg nga vendi ku ndodhi grabitja kane djegur automjetin e tyre tip golf 5. Ne ate moment autoret nen kercenimin e armes kane grabitur automjetin e nje qytetari te rastesishem dhe me pas jane larguar. Ne afersi te Sheganit kane braktisur kete automjet duke u larguar ne drejtim te paditur. Efektivet e policise vijojne punen ne menyre intesive per identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autoreve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, VRASJA E ENDRI MUSTAFËS, 10 VITE BURG PËR AUTORIN
Artikulli tjetërSHKODËR, DISKUTIMI “RINGJALLJA E QYTETIT TË ARTIT”