Grabitja e bankës në Tiranë, gjenden gjurmët e para të grabitësve

 

Një ditë pas grabitjes së bankës së nivelit të dytë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, policia ka gjetur të braktisur motorin me të cilin dy autorët e armatosur dhe të maskuar. Motori është gjetur i braktisur në një rrugicë pranë Gjykatës së Tiranës. Të njëjtat burime thonë se pasi kanë lënë motorin, autorët mund t’i ketë pritur ndonjë makinë për tu larguar pa lënë gjurmë. Motori tashmë i është nënshtruar ekzaminimeve për të parë nëse mund të gjendjen gjurmë të autorëve. Në Bankën Tirana u grabit një shumë e konsiderueshme parash mëngjesin e së hënës, ndërsa në tentativë për tu larguar me shpejtësi njëri prej autorëve i ra pistoleta në ambientet e bankës, e cila është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Këtë të martë fotoja e një personi të dyshuar u shpërnda në media, por vetë personi në fjalë me emrin Erion Kodra u paraqit në ambientet e komisariatit numër 2 ku tha se nuk kishte lidhje me grabitjen dhe se ndodhej në bankë për të bërë tërheqje parash në bankomat.

Artikulli paraprakLËVIZJE NË PROKURORINE E SHKODRES ,LARGOHET MARTINI,VJEN BILURI
Artikulli tjetërNE SHKODER MBLIDHET KOMISIONI PARLAMENTAR I SHERBIMEVE SOCIALE