Policia zbardh detaje të reja nga grabitja e 7.5 mln lekëve në Shkozet në datë 14 dhjetor .
Dy rojet e sigurisë private u lanë në burg dje, ndërsa ende asnjëri nga autorët e grabitjes së lekëve të Drejtorisë së Patentave nuk është arrestuar.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, dy nga tre grabitësit nuk janë nga Durrësi. Ata dyshohet se janë nga Laçi ose Miloti, ndërsa grabitjen e kryen me bashkëpunëtorë nga Durrësi.
Nisur nga skema, burime nga hetimet pohojnë se është e njëjta me atë të grabitjes së disa argjendarive në vitet e fundit në këtë qytet, por edhe një kambisti.
Autorët kanë përdorur një makinë me targa false, ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk janë identifikuar, pasi kanë qenë të maskuar.
Makina e blinduar e një firme private sigurimi po transportonte paratë e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë në momentin që autorët i bënë pritë duke e grabitur.
Ndërsa dy policët privatë që shoqëronin furgonin akuzohen se nuk kanë marrë masat për të ruajtur paratë