Aleksandër Murataj, një prej anëtarëve të bandës së akuzuar për grabitjen e dy viteve me para në Qafë–Kashar do të vazhdojë të qëndrojë në burg.
Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar këtë të premte kërkesën e tij për lirim nga burgu. Murataj, sëbashku me 8 persona të tjerë akuzohen për dy grabitje me armë në Rinas ku u morën 7 milion euro, njofton tv.klan. Të arrestuar për dy grabitjet janë Fatian Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj, Dritan Sinanaj, si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja.
Në kërkim për këtë çështje është Admir Murataj. Ai është personi i dyshuar si organizator i dy grabitjeve të dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit 2017.