Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Hasan Kanaci, një ndër të akuzuarit për grabitjen e fundit në Rinas ku mbeti i vrarë edhe kreu i bandës Admir Murataj.

Ky ndryshim mase është bërë për shkak të mungesës së provave dhe nga arrest me burg kalon në detyrim paraqitje.

Masa është shpallur që në orën 12 dhe ai nuk është liruar ende pasi administrata e paraburgimit 313 është pushim për fundjavë.

Prokuroria e dyshonte si një nga njerëzit qe informoi për grabitjen e rinasit, të ndodhur më 9 prill.

Ai ishte me detyrën e agjentit të kargos, por prokuroria nuk siguroi prova shtesë ndaj gjyqtari i GJKKO, Bib Ndreca urdhëroi disa muaj pas arrestimit të tij, që të ndryshojë masën bëjnë me dije burime për Anila Hoxhën.

Të afërmit vazhdojnë ta presin para ambienteve të paraburgimit Jordan Misja dhe nuk dinë nëse do të dalë sot apo jo.

Për këtë grabitje janë në paraburgim edhe gjashtë persona të tjerë teksa në kërkim vazhdojnë të jenë Klement dhe Edi Çela.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË MOSHËN 73-VJEÇARE BUKUROSHJA E FILMIT ‘LOLITA’
Artikulli tjetërDEKLARATA E FRIKSHME NGA ISH KANDIDATI I NISMËS: ALBIN KURTI TË LËRË KOSOVËN OSE DO TË VRITET