Grabitja në Itali,i kërkuari shqiptari kapet ‘mat’ me të fejuarën
Gjuetia ndaj grabitësit zgjati pak më shumë se 10 ditë, teksa karabinierët në Terricciola të Italisë arrestuan autorin 34-vjeçar shqiptar Bledi Mehmetaj, me banim në Terricciola. Ai akuzohet për një grabitje në një sallë lojërash fati në Perignano, më 15 Janar. Mehmetaj u arrestua mbrëmjen e djeshme, kur u kthye në banesën e tij në Terricciola, ku ishte edhe e fejuara e tij. Bledi tani është në burg. Ai është i njohur në botën e krimit në Itali, pasi më herët është kapur me 13 kg heroinë së bashkë me një tjetër shqiptar.