POLICIA PO HETON PËR DISA GJURMË QË JANË GJETUR NË VENDNGJARJE. 

Rreth 15 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Lezhës, për vjedhjen e ndodhur në një banesë në Balldre dy ditë më parë. Sipas deklarimeve të të dëmtuarve, tre autorët kanë mundur të vjedhin nën kërcënimin e armëve disa bizhuteri e sende me vlerë, si dhe kanë terrorizuar familjarët.Banesa e grabitur është e Luigj Prekës dhe në momentin e vjedhjes të gjithë familjarët ndodheshin në banesë, por fatmirësisht nuk është lënduar ndonjëri prej tyre.Sipas policisë së Lezhës, në vendngjarje janë fiksuar disa gjurmë nga grabitësit, si dhe maska e njërit prej tyre.Ndërkaq, blutë e Lezhës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/kAMeNS4cOp4?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLAJME NGA KRONIKA
Artikulli tjetërFILLON RIVËNIA NË SKENË E DRAMËS “GJAKU I ARBRIT”