Gjykata ka vendosur sot masën arrest me burg për punonjësit e policisë private, që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë, të grabitura në rrugën e Rinasit të enjten e shkuar.

Kështu, gjykata ka lënë në burg Fatmir Gapin, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i kompanisë, i arrestuar një ditë pas ngjarjes. Në burg mbeten gjithashtu 5 punonjësit e tjerë, Xhelil Metaj, Gentian Dedja, Përparim Logu, Endrit Daçi, Dashamir Balla, të cilët u arrestuar pak orë pas ngjarjes. Kompanisë në fjalë i është hequr edhe licenca, për shkelje të disa rregullave. Sipas policisë, dy veturat e përdorura për transport në rastin e grabitjes janë përshtatur pjesërisht si të blinduara në pjesën e xhamave dhe pjesërisht në pjesët e brendshme. 6 persona të armatosur dhe të maskuar grabitën mesditën e të enjtes dy makina që transportonin shuma të mëdha parash, të një banke të nivelit të dytë.

Artikulli paraprakFITOI LOTARINË, E REJA DO TË HEDHË NË GJYQ KOMPANINË
Artikulli tjetërMBYTET GOMONIA, SHPËTOHEN SKAFISTËT MES THASËVE ME HASHASH