Statusi i plotë në Facebook i ish-kryministrit Sali Berisha:

“Siguria ne duart e maskave!! Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne terminalin e aeroportit te Rinasit. Te dashur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembult me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur, në terminalin e jashtëm të aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me karmonedha euro me vlere qe arrine ne shume miliona. Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes. Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkpunim te ngusht me çunat e krimit vjene nje ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll. Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit! sb”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRINAS, TRE TË ARMATOSUR GRABISIN NJË SHUMË TË MADHE PARASH
Artikulli tjetërDETAJE TË REJA NGA GRABITJA NË TIRANË