Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën e sigurisë për Admir Çerpjan, njëri prej të arrestuarve për grabitjet e miliona eurove në Rinas.
Admir Çerpja ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë. Nga ana tjetër mësohet se është arrestuar dhe një tjetër person në kuadër të operacionit të koduar “Patriot” . I arrestuar është Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia thotë se Kupa u arrestua sot, 21.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë “Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit. Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme
Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim. Deri tani te arrestuar per grabitjen ne Qafe Kashar jane
1- Fatjon Xhyliu
2- Ditjon Memlika
3- Neim Avdyli
4- Ernest Kupa
5- Admir Çerpja
6- Dash Kupa Admirit iu gjeten tenxhere me euro Admir (Jetmir) Çerpja, i shpallur në kërkim për supergrabitjen e makinave të blinduara me 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar u arrestua mbrëmjen e 17 shkurtit 2017 në fshatin Zalldardhë të Dibrës. Tenxherja me para është gjetur e groposur në afërsi të banesës së Admir Çerpja në zonën e Bathores në Tiranë, Dyshohet se paratë janë nga grabitja e datës 9 shkurt në aksin Tiranë-Rinas, ku u morën rreth 3.2 milionë dollarë nga një bankë e nivelit të dytë.