Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti shqiptar do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme të aeroportit.

Ai thotë se shteti nuk pranon justifikime iu referuar deklaratës së Tirana International Airport (TIA).

Rama deklaron se kompania kineze ka dështuar në garantimin e sigurisë dhe shprehu respekt për punën e policisë e cila sipas tij sulmohet veshëgjatësisht.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.

Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakMETA: GRABITJA E RINASIT CËNOI SIGURINË KOMBËTARE
Artikulli tjetërTIA KUNDËR MINISTRISË SË BRENDSHME: NE S’KEMI FAJ, JA KEMI DHËNË ALARMIN POLICISË NË KOHË