Më datë 01.05.2016, rreth orës 12.45, është marre një telefonatë nga një shtetas se në lagjen « Vasil Shanto » Shkodër, ka pare 4 (katër) shtetas të pa identifikuar dhe me maska qe mund te kenë hyrë në një apartament, të një pallati në këtë lagje, ku dyshohet se kanë hyrë për të vjedhur.

Menjëherë në vëndin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Drejtorisë të Policisë Shkodër dhe Forcat e N.Sh Shkodër, të cilët kanë rrethuar territorin. Forcat e policisë kanë bërë hapjen e derës së banesës duke thyer braven me qëllim kapjen e autorëve që dyshohej se mund te ishin fshehur brenda banesës. Nga kontrolli i banesës nuk u gjet asnjë person dhe në banesë nuk kishte hyrë njeri, por është dëmtuar brava e derës dhe është tentuar për vjedhje. Theksojme se nuk ka pasur të shtëna me armë as nga policia e as nga personat që dyshohet se kanë hyre në banesë . Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe saktësinë e informacionit. Nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë informacion.

Artikulli paraprakKLERI URON FESTËN E PASHKËVE ORTODOKSE
Artikulli tjetërBOKS PROFESIONIST, ULDEDAJ FITON NDAJ GJERMANIT HASELHUN