Itali – Grabitje 180 mijë euro, goditet bandat ndërkombëtare me 4 shqiptarë
Një grup shumëkombësh i grabitjeve është goditur nga policia italiane. Grupi i përbërë nga tre shqiptarë nga Kosova, një maqedonas, një marokene si dhe një shqiptar i arrestuar më herët, akuzohen për të paktën 40 grabitje. Krimet e tyre, grupi i ka kryer mes muajit shkurt dhe qershor të këtij viti në disa qytete, si në Veneto, Lombardia (Brescia) dhe në veçanti, në Trentino dhe Emilia-Romagna. Operacioni për arrestimin e tyre u quajt “Las Vefas” dhe kishte si shtysë dy vjedhje të ndodhura në Peschiera del Garda. Banda vepronte me kujdes dhe i kryente krimet e saj në zona të braktisura ose pas inspektimeve të policisë. Vjedhjet e kryera kapin shifrën totale prej 180 mijë eurosh. Për të kryer grabitjet e tyre, ata thyenin dyert ose dritaret dhe merrnin me shpejtësi paratë brenda makinave të lojërave të fatit përpara se të binte sistemi i alarmit, për t’u larguar me shpejtësi.