Është kapur autori tjetër i vjedhjes me pasojë plagosjen e punonjësit të një dyqani celularësh në lagjen “Llukan Prifti” në Kuçovë.
Pas ndalimit të Klaudio Naskës, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, në prangat e policisë ka rënë edhe 18 vjeçari, Arben Tabaku.
Të dy të rinjtë pasi plagosën me thikë punëtorin e dyqanit, E.I, 24 vjeç, vodhën 23 telefona celular dhe një laptop në dyqanin në pronësi të G.D., 37 vjeç.
Pasi dolën nga dyqani, dy autorët kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.I., i cili njoftoi shërbimet e policisë.
Brenda një kohe të shkurtër u bë edhe arrestimi i 25-vjeçarit, ku edhe u sekuestruan të gjitha materialet e vjedhura.
Njoftimi i policisë:Kuçovë
Kapet dhe ndalohet autori tjeter i vjedhjes me pasojë plagosjen, në dyqanin e celularve.
Në vijim të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë ku shtetasi Klaudio Naska (i arrestuar), në bashkëpunim me një shtetas tjetër të pa identifikuar pasi plagosën me thikë puntorin e dyqanit vodhën me dhunë 23 telefona celular dhe një Lap-Top, në dyqanin në pronësi të shtetasit G.D.
Pas një pune të mirëorganizuar dhe falë bashkëpunimit me qytetarët u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:Arben Tabaku, 18 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.
Materialet në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.