Një tjetër grabitje me armë është shënuar sot në vend, me pasojë plagosjen e një personi.

Ngjarja është shënuar në Lezhë, ndërsa dy persona të armatosur kanë grabitur një mjet. Per pasojë, një punonjës i policisë është plagosur. Nga të dhënat e para raportohet se ky rast ka ndodhur tek kryqëzimi i “Arberisë” në autostradë. Ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të punonjësit të policisë, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakRRËFIM – KASTRIOT FACI
Artikulli tjetërASNJË GJURMË NGA ARRATISJA E EDISON PULËS, KONTROLLOHEN 19 BANESA