Njerëz të armatosur kanë grabitur mallra me vlerë prej disa milionë eurosh nga një dyqan bizhuterish në hotelin e famshëm Ritz në Paris. Pesë burra të armatosur thyen një dritare në dyqanin brenda hotelit, rreth orës 18:00 në orën lokale dhe arritën të realizojnë grabitjen.
Tre prej grabitësve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë mbeten ende në arrati. Nuk është e qartë vlera e saktë e mallrave të grabitura, por paraprakisht vlerësohet se vlera e atyre të gjetura tashmë, është më shumë se 4 milionë euro. Hoteli luksoz, me 5 yje, Ritz, është e vendosur në ‘Place Vendôme’, në rrethin e parë historik të Parisit, në bregun e djathtë të lumit Sena, ngjitur me Ministrinë e Drejtësisë.
Hoteli përfshin një zonë dyqanesh pranë hyrjes së pasme, që shesin bizhuteri dhe veshje luksoze.