Pas Tiranës, një tjetër grabitje ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur një sasi parash brënda kasafortës së një biznesi. “Mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:35, në fshatin Bulgarec, në një biznes privat (prodhime materialesh ndërtimi) të qytetarit me inicialet L.L., kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar. Lidhur me këtë grabitje, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.