Kryeministri, Edi Rama, nxiti edhe njëherë qytetarët të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes dhe të denoncojnë problemet që i shqetësojë. Duke numëruar 2500 raste të zgjidhura që prej prezantimit të saj, Rama tha se mjaftojnë 3 minuta kohë për të zgjidhur çështje që zvarriten prej vitesh. Deklaratat Rama i bëri në konferencën kombëtare për reformimin e shërbimeve të administratës.
Rama: Është domosdoshmëri që njerëzit të kenë sot mundësi të marrin atë që takon pa pritur që kjo reformë, ky operacion të përfundojë dhe të japë të gjitha rezultatet në katër vite. Sot çdokush duhet të ketë forcën që të reagojë dhe marrë atë që i takon kur gjen përpara një parazit apo grabitqar që pengon të drejtën e tij. Pjesa e dokumentave që hiqen është njëra anë e medaljes, problemi është me dokumentat që mbeten kush është sjellja e shtetit.
Me titullin e pronësisë që është një dokument që mbetet nuk mund te hiqet kush është sjellja e shtetit. Për këtë arsye ne sot kemi këtë panel të fundit që i dedikohet platformës së bashkëqeverisjes si një tjetër përpjekje për tu thënë qytetarëve se platforma e bashkëqeverisjes është reale, funksionon. Mjafton që ti të marrësh mundimin tre minuta dhe në vend që të kërkosh mik, të japësh lekë, të presësh që zgjidhja të vijë nga rrugë të vjetra, thjesht dhe vetëm të besosh se ti e zgjidh vetë problemin tënd për tre minuta duke futur mikun më të madh, qeverinë e Shqipërisë, duke futur mikun më të lartë Ministrin apo Ministren përkatëse në qeveri sipas sektorit ku ti po kërkon të drejtë. Sot ne kemi mbi 2500 raste konkrete si këto 5 raste këtu që provojnë këtë që them unë.
Sot kemi 35 punonjës hipotekash që janë në derën e prokurorisë, nuk i ka dërguar auditi, KLSH, një hetim administrativ nga Ministria, i ka dërguar ai numër qytetarësh që kanë reaguar, kanë ngritur krye tek Shqipëriaqëduam.al. Për të gjitha rastet kur titulli i pronësisë i ka takuar qytetarëve është marrë titulli i pronësisë, ama është hetuar kush ua ka penguar me vite. Dhe të gjithë ata që me kanë penguar janë larguar nga detyra dhe janë për hetim.Ta provojnë në gjykatë pse e kanë penguar, se janë parazitë apo grabitqarë? Në të dy rastet, shtetit dhe administratës nuk i duhen. Në rastin kur janë parazitë le të vazhdiojëntë kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë dyerve të shtetit, kur janë grabitqarë le të shkojnë aty ku e kanë vendin. Këtë e provon prokuroria dhe gjykata.
Rama tha se kjo platformë është një mesazh i qartë për të gjithë punonjësit në Hipoteka.
Rama: Nga Amerika me tre minuta kanë arritur të zgjidhin atë që nuk kanë arritur ta bëjnë me vite. Ky është një mesazh i qartë për ata që janë akoma në zyrat e Hipotekave, ata nuk duhet të ruhen tanimë se thjesht mund ti shkojnë në kontroll, ata duhet të ruhen edhe nga një grua e pafuqishme që thjesht nuk dënojnë ta presin. Ti marrin ato tre minuta kohë dhe ti je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka parti që të mban më, nuk ka mundësi, nuk ka kushëri që të mban më aty.