Persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motoçikletë kanë hedhur në drejtim të Ambasadës franceze në qendër të Athinës një objekt shpërthyers, që dyshohet të ketë qenë granatë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Reuters, deri më tani askush nuk e ka marrë përpëripër sulmin në këtë ndërtesë, që ndodhet përballë parlamentit grek, në një prej zonave më të ruajtura në Athinë. Sipas policisë, një oficer mësohet se është plagosur lehtë, ndërsa ndërtesa nuk ka prasur dëmtime. “Policia greke do të vijojë punën për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje dhe të garantojnë mbrojtjen e qytetarëve”, tha një zëdhënës i qeverisë. Sulmet e përmasave të vogla në biznese, polici, politikanë dhe ambasada janë të zakonshme në Greqi. Shpesh janë grupet e majta guerrile që i marrin përsipër këto sulme. Po gjatë ditës së sotme, Ministria e Financave greke u evakuua për shkak të një alarmi për bombë, që rezultoi fals më vonë.