Gjendet një granatë e pashpërthyer në oborrin e një banese në Vlorë. Sipas informacione të para ajo është tentuar që të shpërthehet pasi i është hequr ndezësi.

Pas alarmit, policia mbërriti në vendngjarje dhe forcat xheniere kryen shpërthimin e kontrolluar.Granata është gjendur në afërsi të një banese, ku sipas dëshmive qëndronte prej tre ditësh.

Asgjësimi i granatës është bërë pa probleme, ndërkohë që policia po heton rrethanat e gjetjes së granatës pranë zonës së banuar.

Por ende nuk ka një pistë të përcaktuar nëse e ka sjellë uji i vërshimeve të fundit apo është hedhur qëllimisht pranë banesave në lagjen “Kushtrimi”.

Artikulli paraprakVAR VETEN ME LITAR BURRI I VETMUAR
Artikulli tjetërSHKODER,NDALOHET NJE SHTETAS I SHPALLUR NE KERKIM PER PLAGOSJE